Ish-kryenegociatorja e Kosovës Edita Tahiri akuzon Qeverinë e Kosovës se ka bërë neglizhime të mëdha për çështjen e Asociacionit, të cilat sipas saj mund të kenë pasoja për shtetin e Kosovës, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Ekipi menaxhues për hartimin e draftstatutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe më 4 gusht ka bërë dorëzimin e këtij drafti në Bruksel, duke e anashkaluar Qeverinë e Kosovës.
Por, shefi i delegacionit të Kosovës për bisedime me palën serbe, Avni Arifi, ka thënë për gazetën “Zëri” se çështja e Asociacionit do të jetë pjesë e bisedimeve në nivelin teknik në Bruksel e jo në nivel politik. “Është e paraparë me Marrëveshjen e Brukselit që Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe të bisedohet në nivel teknik”, ka thënë shkurt Arifi.
Edhe ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedime me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se Asociacioni i takon nivelit teknik të bisedimeve, me ç’rast ka kërkuar nga Qeveria e vendit ta marrë primatin për këtë çështje. “Qeveria edhe tek Asociacioni i ka lënë gjërat në një nivel të rrezikshëm të neglizhencës, që mund të ketë pasoja për shtetin e Kosovës. Qeveria duhet t’i riaktivizojë kapacitetet e veta dhe të ketë vullnet dhe vizion që të gjitha këto dështime t’i riparojë në këtë proces, por vonesat që kanë ndodhur deri më tani janë të pariparueshme”, ka thënë ajo.
Kanadaja, Meksika dhe Kina i përgjigjen kërcënimeve të Trump
Konjufca fton mërgimtarët që të regjistrohen për zgjedhjet e...
Liga e Kampionëve vjen me nëntë ndeshje sot – vëmendja te de...
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...
Momenti kur Gjesti nga xhelozia i shtyn Xhenetën dhe Vullnet...
Parashikimi i moti në Shqipëri