Google ADS

Edicioni i 18-të i Javës së Bibliotekës në Kosovë shtyhet për një kohë të pacaktuar

20:20 | 5 Prill 2021
M. A.

Edicioni i 18-të i Javës së Bibliotekës në Kosovë shtyhet për një kohë të pacaktuar, për shkak të gjendjes së​ vështirësuar masave shtesë kundër pandemisë me COVID-19 në vendin tonë, ka bërë të ditur përmes një njoftimi Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”.

“Për këtë edicion të Javës, në të cilin përveç sesioneve online, ishin planifikuar, nëpër bibliotekat publike, edhe aktivitete dhe veprimtari me numër të kufizuar pjesëmarrësish sipas rekomandimeve të IKSHPK-së, po planifikohen të përgatiten udhëzime për format e këtyre organizimeve”, thuhet tutje në njoftim.

Biblioteka ka bërë të ditur se në bashkëveprim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Shoqatën e Bibliotekarëve të Kosovës, Bibliotekat publike të Kosovës, si dhe me të gjithë partnerët tanë, ne do të bëjmë gjithçka që mundemi që, pas këtij vendimi të shtyrjes, të bëjmë përgatitjet e duhura për të realizuar veprimtarinë e Javës së Bibliotekës, në rrethana më të favorshme epidemiologjike.

Biblioteka ka vënë në pah se do të jepet njoftimi me kohë për datën e mbajtjes së Edicionit të 18-të të Javës së Bibliotekës në Kosovë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme