Edi Rama uron Osmanin: Garanton qëndrueshmërinë e nevojshme

09:16 | 5 Prill 2021
arbresh.info

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka përshëndetur zgjedhjen e Vjosa Osmanit si presidente e Kosovës.

Rama thotë se zgjedhja e Presidentes së re të Kosovës dje nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, përmbyll kuadrin institucional të vendit dhe garanton qëndrueshmërinë e nevojshme për t’u fokusuar tek puna për realizimin e programit qeverisës.

“Qoftë një punë e mbarë dhe e suksesshme për popullin”, shkruan Edi Rama në Twitter./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme