Kryeministri Edi Rama ashtu sikurse kishte paralajmëruar, në komunikim e tij javor në Facebook ka treguar arsyet e shkarkimit të katër ministrave të qeverisë.
Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, Ministri i Punëve Sociale Blendi Klosi, ai i Reformës Vendore Blendi Çuçi dhe ai i Brendshëm Saimir Tahiri, janë shkarkuar gjatë ditës së sotme, ndërkohë që zëvendësuesit e tyre ende nuk i ka bërë të ditur.
Rama ka hedhur poshtë të gjithë aludimet se këto zëvendësime janë kërkuar nga aleati i tij Meta. Ai gjithashtu ka thënë se këto ndryshime janë politike dhe nuk vijnë si kërkesë e protestës së opozitës.
Rama ka saktësuar faktin se katër ministrat e larguar do të fokusohet tek fushata e partisë socialiste.
“24 orët e fundit keni dëgjuar pafund teori konspirative për ndryshimet në qeveri, por unë do ju tregoj të vërtetën”- kështu e ka nisur kryeministri komunikimin e tij në Facebook.
Rama ka shprehur vlerësim të lartë për të katër ministrat që janë larguar sot.
“Dua të shpreh konsideratën time për të katërt ministrat. Duke nisur nga i pari, Saimir Tahiri, kampioni ynë i cili ktheu policinë nga ajo që ishte në institucionin më të besuar. Duke vazhduar me Blendi Klosin i cili vazhdoi përpara stafetën që mori nga Erion Veliaj. Ilir Beqaj, më i kritikuara nga kompanitë farmaceutike që iu hoq licenca në mënyrë të drejtë. Dhe në fund, por jo më pak i rëndësishmi, Bledi Çuçi i cili udhëhoqi reformën historike administrativo-territoriale.”
Gjatë komunikimit të tij, Rama ka komentuar edhe protestën e opozitës.
“këto ndryshime nuk kanë asnjë lidhje me shfaqjet elektorale që jep studio e instaluar në zyrën këtu poshtë meje. S’ka lidhje as me muzikën që mbush çadrën bosh gjatë, për të cilën më duhet të them që është nën nivelin e muzikës që luhen në lokalet e natës.” /opinion.al
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...