Kryeministri Edi Rama e ka quajtur “temë luksi” të flasë për vendimin e parlamentit të Kosovës për rrëzimin e qeverisë “Kurti”.
Në një intervistë që dha për “Real Story” në News 24 Rama tha se ka shqetësime të tjera, më të mëdha se rrëzimi i qeverisë së Albin Kurtit.
“Të vjen keq që të mos kem koment fare për këto, që janë luks në këto halle që kam unë. Kam halle shumë të mëdha se këto. Të vjen keq që të mos koment fare”, – u shpreh Rama kur u pyet për çështjen.
Marrëdhëniet e Ramës me Kurtin mbetën të ngrira edhe pas vizitës që kryeministri i Kosovës bëri menjëherë pas marrjes së detyrës në Tiranë. Çështja e Shengenit Ballkanik ishte diçka që Rama dhe Kurti kishin opinione të ndryshme. /lapsi/
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
Lukaj: Kosova s`ka nevojë për asociacione, Kushtetuta jep sh...
Plagosja në Vranjevc – arrestohet një person, i konfis...