Google ADS

Edi Rama: Rezoluta kundër Dick Martyt do shkojë në Strasburg, synon të lëvizë Këshillin e Evropës

11:38 | 21 Korrik 2022
A Z

Teksa në Kuvendin e Shqipërisë, diskutohet projektrezoluta e propozuar nga Partia Socialiste për raportin e Dick Marty, kryeministri Edi Rama është shprehur se kjo rezolutë është fillimi i një beteje të vështirë dhe reale.

Ai, në paraqitjen e tij të dytë në foltoren e Kuvendit shqiptar, ka theksuar se Partia Demokratike e ka votuar krijimin e raportit të Dick Martyt.

“Ka qenë 8 vjet kryetar i PD. Keni dëgjuar ndonjë fjalë për Dick Marty, për UÇK, për Hashim Thaçin, për poshtërsinë e akuzës për trafik të qenieve njerëzore? Jo. Dëgjuat vetëm për Millosheviqin dhe për mua. Po pjesën për mua duhet ta mirëkuptoni se i kam munguar shumë këtë periudhë. Këtu kemi ardhur për diçka tjetër, nuk kemi ardhur të bëjmë atë që këta, të gjithë këta se nuk dallojnë këta kanë bërë sa herë iu është dashur ky Parlament dhe Kosova si samar kur nuk kanë pasur se çfarë t’i bëjnë gomarit”.

“Asnjë fjalë për rezolutën që është fillimi i një beteje të vërtetë reale dhe jo vazhdimi i të folurit me vete në sallën e Parlamentit, por është Parlamenti i Shqipërisë së vogël e cila sot është në tryezën e Këshillit të Sigurimit. Për 30 vjet e kanë përdorur Kosovën, i ka përdorur viktimat e spastrimit etnik, i ka përdorur dhimbjet për llogaritë dhe hesapet e pazarit të Tiranës. Nuk duhet t’ia vini re. Dyshoj se do të ketë të tjerë që do të merren seriozisht me raportin e Dick Marty me orkestër. Sot, ajo Gjykatë Speciale, prokurorët e së cilës kanë ngritur akuzë nuk ka asnjë fakt, zero. Këta e kanë votuar raportin e Marty në Këshillin e Europës. Historia kur mendon se e ke lënë pas, të vjen përpara”.

Gjatë fjalës së tij në Foltoren e Parlamentit, Kryeministri Rama ka thënë se kjo rezolutë është fillimi i një rruge që do të shkojë në Strasburg dhe synon të lëvizë Këshillin e Europës.

“Vota pro e PD për një raport i cili ka çuar në Hagë jo disa persona, as disa udhëheqës të një lëvizje çlirimtare e cila nuk ishte, ishte një rebelim siç do të thotë Noli i katundarëve dhe punëtorëve të cilët morën pushkën dhe thanë mjaft është mjaft. Këta nuk ia përmendin dot emrin Thaçit dhe disa të tjerë e kanë kthyer në një tradhtar që ta dënojë Gjykata Speciale sepse paska dashur t’iu ndajë Kosovën këtyre. Këta Kosovën e ndanë kur i çuan naftë që ta kthejmë në një këngë me dajre dhe me daulle. Me këta trimat, me këta që i gjuajnë me gurë njëri tjetrit. Sot, të gjithë duhet të flisnim për këtë dhe duhej të merrnim me këtë. Kjo rezolutë është fillimi i një rruge që do të shkojë në Strasburg, synon të lëvizë Këshillin e Evropës. Kujt t’i flasësh? Këta kujtojnë se kanë atdhe! Këta nuk kanë atdhe, këta nuk kanë as din dhe as iman. Kur marrin mikrofonat, tjetërsohem se thonë kështu e ka politika”,ka thënë Rama./tvklan.al/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme