Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka dhënë një premtim për të gjitha familjet e prekura nga tërmeti, që deri më 15 dhjetor do të kenë shtëpitë të reja.
E, njohësit e rrethanave politike në vend, vlerësojnë se është e pamundur që brenda këtij viti të ndërtohen shtëpitë të reja.
Analisti politik, Leon Duhanaj, mendon që në vitin e ardhshëm, ky premtim mund të jetë i realizueshëm, nëse fondet e shumta mirë menaxhohen, përndryshe do të ishte dështim i Qeverisë Rama.
“Për sa i përket premtimeve të Kryeministrit që do t’i rindërtoj të gjitha shtëpitë deri ne vitin e ri të ardhshëm, mendoj që është premtim i realizueshëm dhe , nëse gjërat dhe situata merret seriozisht, mund edhe të arrihet. Natyrisht duke shpresuar që fondet e shumta të mirë koordinohen dhe mirë menaxhohen, përndryshe kishte me qenë dështim i tmerrshëm i Qeverisë Rama. Ky termet në Shqipëri, ishte fatkeqësi e tmerrshme natyrore, që la mbi 50 të vdekur e qindra të plagosur. Pos dëmeve në njerëz shkatërroi dhe shkretoi vendin, duke lënë gjithandej shtëpia dhe objekte kolektive banimi të pabanueshme”, shprehet Duhanaj.
Tutje thotë se, kjo ngjarje e tmerrshme, nxori në pah disa gjëra, solidarizimin mbarëkombëtarë dhe gatishmërinë e madhe për të ndihmuar.
Gjithashtu u pa që aparati shtetërorë në Shqipëri, nuk është i përgatitur për menaxhimin e katastrofave të tilla.
“Kjo ngjarje e tmerrshme, nxori në pah disa gjëra. Nën një që është për çdo lavdat, ishte solidarizimi mbarëkombëtarë dhe gatishmëria e madhe për të ndihmuar. Nën 2, u pa që aparati shtetërorë në Shqipëri, nuk është i përgatitur për menaxhimin e katastrofave të tilla. Nën tre, doli në pah një segment i shëmtuar i opozitës shqiptare, e cila në vend që të jetë në krye të detyrave dhe bashkëpunuese, u mundua ta shfrytëzoj për për interesa politike duke e luftuar z. Rama dhe duke e akuzuar për katastrofën. Z. Rama dhe qeveria e tij, mund të akuzoheshin për çdo gjë, por jo për ketë rast. Në këso raste opozita e ka për detyrë të jetë partnere bashkëpunuese, e jo sabotuese. Në ketë segment, nuk mbeten pa u përzier edhe disa çarqe nga Kosova, të cilat njëherë propaganduan kundër tarifës rrugore, me pastaj kinse pala shqiptare nuk ishin falënderues për ndihmën që ua dhamë. Këto gjera, mbi të gjitha janë të pamoralshme politikisht dhe njerëzisht”, deklaroi Duhanaj.
Ndërsa, analisti politik Fatmir Sheholli, thotë se primare duhet të jetë si fillim që të gjithë banorët urgjent të strehohen.
“Varet çfarë ka menduar kryeministri Rama me datën 15 dhjetor. Nëse ka menduar në strehim të familjeve kjo është e mundshme, ndërsa në ndërtim të shtëpive edhe pse nuk jam njohës i mundësive të ndërtimit të shtëpive, nuk besojë që është fizikisht e mundur që shtëpitë të ndërtohen brenda 10 dite, edhe pse teknologjia e sotme ndoshta ka përparuar aq shumë e unë nuk kam dijeni që një shtëpi mundet të ndërtohet brenda 10 ditëve. Ajo qe është primare, unë besoj, që banoret e prekur nga tërmeti e që kanë mbetur pa kulm mbi kokë duhet urgjent të ju ndihmohet sepse dimri arriti”, vlerëson Sheholli.
Ndryshe, më 26 nëntor Shqipëria u godit nga një tërmet i fortë me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter duke lënë të vdekur 52 persona, dhe qindra të plagosur./A.Zeka/arbresh.info/
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...
Policia kërkon ndihmë në gjetjen e një gruaje të dyshuar për...
Çitaku: PDK do ta padisë për shpifje deputeten e VV-së
Goditet nga vetura një grua në Prizren, dërgohet në gjendje ...