Marrëveshja e Kosovës dhe Malit të Zi për çështjen e vijës kufitare është quajtur lajm i mirë nga Shqipëria.
Kryeministri, Edi Rama e ka quajtur vendim pozitiv dhe ka inkurajuar përfaqësuesit kosovar që sa më shpejt ta votojnë demarkacionin.
“Dua t’ju përgëzoj për atë që ju bëtë së bashku me presidentin e Malit të Zi si një hap i vendosshim drejt finalizimit të një procesi që të mbyllet në këtë moment historik me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë për t’i hapur rrugën Kosovën që të lëvizin lirshëm. Pra, për të dëshmuar seriozitet dhe përkushtim nga shteti i Kosovës në arenën ndërkombëtare si një shtet që di të respektojë marrëveshjet”, ka thënë ai, shkruan Indeksonline
Ndryshe, në një konferencë për media, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë të ditur marrëveshjen e nënshkruar me kryeminsitrin e Malit të Zi, Dushko Markoviq. Ai bëri të ditur pikat e nënshkruara, pjesë e marrëveshjes me Malin e Zi, e që ndërkohë pritet të procedohet në Kuvendin e Kosovës për ratifikim.
Përmes kësaj deklarate dy presidentët u kanë bërë thirrje deputetëve që ta votojnë marrëveshjen e nënshkruar ndërmjet dy vendeve në gushtin e vitit 2015. Këtë marrëveshje e kishte nënshkruar Thaçi si zëvendëskryeministër dhe ministër i punëve të jashtme të Kosovës.
Ndërkohë, në prag të 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, presidenti Thaçi tha se kjo është dhurata më e mirë për këtë përvjetor.
Guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili, sot prezanton raportin ...
Sot dita e fundit për regjistrim të votuesve nga diaspora
Përurohet sot renovimi në hemodializën të Spitalit në Prizre...
Parashikimi i motit për sot
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian