Edi Rama nga Kukësi: Më mungon vëllai im Hashim Thaçi

18:36 | 18 Prill 2021
M. A.

Sot është kryer me sukses ulja e avionit të parë në aeroportin më të ri në Shqipëri, “Zayed-Flatrat e Veriut”.

Avioni i “Air Albania”, u nis nga Londra, ndaloi në Rinas, aty ku hipi kryeministri Shqipërisë, Edi Rama e më pas vazhdoi fluturimin drejt Kukësit.

Rama në fjalimin e tij derisa tregoi për rëndësinë e hapjes së aeroportit që thotë se do të ndikojë në ekonominë e vendit foli edhe për historinë e Kosovës dhe lidhjen e shqiptarëve nga Kosova me Kukësin.

I pari i Shqipërisë në këtë ditë të madhe të cilën e quajti para të pranishmëve, pati edhe fjalë për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, të cilin e quajti ndër njerëzit e mëdhenj të shqiptarëve për të cilin thotë se do të shkruaj edhe historia.

Në Aeroportin e Kukësit gjithsecili vizitorë do të mund të sheh brenda kësaj godine historinë e Kosovës, e madje aty është vendosur edhe një fotografi e ish-presidentit, Ibrahim Rugova dhe ish-presidentit Hashim Thaçi.

Në këtë ditë Rama foli edhe për Hashim Thaçin të cilin e quajti vëlla të madh të tijin por edhe të gjithë shqiptarëve.

“Me këtë rast dua të ndajë diçka që më mungon shumë sot, dikush që unë e konsideroj një prej shqiptarëve më të mëdhenj dhe jam i sigurt që historia të tillë do ta konsideroj, më mungon shumë diskush që është një prej shqiptarëve të mëdhenj, jo që është vëllai im por është vëllai im sepse është një prej shqiptarëve të mëdhenj është Hashim Thaçi. Dhe prej këtu nuk di a më ndje dhe a do të mund të më ndjek por do të dëshiroja t’i çoja një përqafim dhe do të dëshiroja t’i thosha se në muret e këtij aeroporti gjendet edhe një moment i jashtëzakonshëm i historisë shqiptareve, momenti kur Hashim Thaçi dhe Ibrahim Rugova të ulur së bashku i hapën rrugë procesit të pakthim të çlirimit përfundimtar të Kosovës”, është shprehur kryeministri Rama.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme