Edi Rama në Kosovë, kjo është agjenda e tij për nesër

14:11 | 29 Qershor 2020
Arbresh Info

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama aktualisht është në një vizitë zyrtare në Kosovë, ku pritet të takohet më të gjithë udhëheqësit e vendit, duke nisur nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi, kryeministri Avdullah Hoti, Kryeparlametnarja Vjosa Osmani si dhe liderët e partive, raporton arbresh.info.

Deri më tani Rama është takuar me liderin ë Nismës Social Dmokrate Fatmir Limaj, ndërsa gjatë ditës pritet të takohet me kryeministrin Avdullah Hoti, liderin e LVV-së Albin Kurti, Kryeparlametnaren Vjosa Osmani dhe  Presidentin Hashim Thaçi.

Ndërkaq sa i përket ditës së nësërme, agjenda e kryeministrit shqiptar është si më poshtë:

Isa Mustafa, LDK – 

Ora: 09.00

Ramush Haradinaj, AAK

Ora: 11.00

Behgjet Pacolli, AKR

Ora: 12.00

Shpend Ahmeti, Kryetar i Komunës së Prishtinës

Ora: 13.00

Konferencë për medie

Ora: 14.00

Ndryshe, vizita e Ramës po bëhet pikërisht në një situatë mjaftë të vështirë nëpër të cilën po kalon vendi, pas zhvillimeve të fundit me ngritjen e aktakuzës nga Prokurori Special në Hagë ndaj presidentit Thaçi dhe liderit të PDK-së, Kadri Veseli./arbresh.info/

Të ngjashme