Zgjedhjet e 25 qershorit në Shqipëri kanë përcaktuar bindshëm Partinë Socialistë si fituese të zgjedhjeve, duke fituar kështu të drejtën për të formuar të vetëm qeverinë.
Lideri i kësaj partie, Edi Rama cilësohet si “një rebel atraktiv” i politikës shqiptare, e rebel dhe atraktiv është shprehur edhe ndaj Kosovës, thonë analistët, shkruan arbresh.info.
Analisti politik Bajrush Morina për portalin arbresh.info ka thënë se Edi Rama ka folur fjalë të mëdha për Kosovën por ka bërë punë të vogla.
Sipas Morinës, Rama edhe këtë mandat do të jetë mik i mirë i Thaçit por ‘jo edhe krejt skenën politike kosovare’.
“Shqipëria ka votuar edhe kësaj here me dorën e majte. Edi Rama ka qenë dhe ka mbetur ‘një rebel atraktiv’ i politikes shqiptare. Rebel dhe atraktiv është shprehur edhe ndaj Kosovës. Ai ka folur fjalë të mëdha për Kosovën por ka bërë pune të vogla për Kosovën,” ka deklaruar Morina.
Drejtori i Gazetës Online “Aktivpress’ Agron Halitaj ka thënë se nga zgjedhja e Edi Ramës, marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës mund të avancohen në aspektin e përmbushjes së obligimeve të mëhershme.
“Qeverisja e re në Shqipëri do të jetë vazhdim i qeverisjes së vjetër të udhëhequr nga socialistët. Në këtë kontekst, edhe politika që do të ndiqet në raport me Kosovën do të jetë vazhdimësi e një politike që është aplikuar deri më tani nga kreu socialist Edi Rama. Në frymën e kësaj, marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës vetëm mund të avancohen në aspektin e përmbushjes së obligimeve që kanë marrë palët gjatë mbledhjeve të përbashkëta që kanë mbajtur më herët,” ka thënë Halitaj.
Nga rezultatet preliminare Partia Socialiste ka fituar 74 ulëse në Parlament, Partia Demokratike ka fituar 43 ulëse, Lëvizja Socialiste për integrim 19 ulëse, Partia e Drejtësisë, Integrim dhe Unitet 3 ulëse, Partia Social Demokrate 1, dhe partitë të tjera me 2.8 % të votave të vlefshme./M.Avdimetaj/arbresh.info/
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...
Osmani në Forumin Ndërkombëtar në Halifax: Diskutova për she...
SBASHK-u paralajmëron protestë, thotë se nuk përjashton as g...
Banorët e Big Brother VIP Kosova shokohen nga rrëmuja në sht...
Ali Khamenei: Dënoni me vdekje Netanyahun dhe autoritetet iz...
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...