Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ishte i pranishëm në procesin e vaksinimit të 250 mjekëve kosovarë.
Rama para mediave tha se kjo është një arritje për të dyja shtetet, shkruan arbresh.info.
” Kontratat me kompaninë e vaksinave janë strikte dhe nuk e lejojnë ri eksportimin, kjo kontratë nuk lejon që të dërgojmë në shtetin tjetër, ndërkohë që unë u kam thënë që në fillim hajdeni në Kukës dhe është një vend i përbashkët dhe pse me dy shtete dhe është krejt e natyrshme që të punojmë si bazë e përbashkët . Kjo ndodhi pas asaj hartës së leshit që nxori ai shoku në Beograd por ne jemi një, kemi mendime të ndryshme por që e kemi qarë atë bllokadën e pamundësisë së vaksinimit të Kosovës . Ne nuk ju lëmë vetëm inshallah vaksina do mbërrij në Kosovë”, tha Rama.
Të pranishëm bashkë me të ishin edhe ambasadori i Kosovës në Shqipëri Nait Hasani si dhe kryetari i FSSHK, Blerim Syla./arbresh.info/
LEXO EDHE
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK