Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas kritikave që mori me vendimin për t’ia dorëzuar Francës dhe Gjermanisë një draft-statut për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Rama tha se akoma pa e ditur përmbajtjen e këtij drafti po hedhen kritikat.
Këto kritika sipas Ramës po ndodhin pasi këta kritikë kanë frikë se humbasin armikun, e bashkë me të, edhe mundësinë që “të flasin e të sillen si në llogore”.
“Ata që shajnë e akuzojnë pa e ditur fare çka përmban draft-Statuti i Asociacionit kanë frikë vetëm nga një gjë: Se mos humbasin armikun që u krijon kushtin ekzistencial që të flasin dhe të sillen si në llogore, ndërkohë që lufta ka mbaruar në 1999 dhe armiku është mundur!”, ka shkruar Edi Rama në Twitter.
Disa burime diplomatike në Bashkimin Evropian, që thonë se kanë pasur mundësi të shohin tekstin e draftit për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, të dorëzuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se, “teksti është i shkruar me shumë seriozitet, dhe për nga mënyra e të shkruarit ka një cilësi shumë të lartë”.
Prandaj, sipas burimeve, “testi po analizohet me kujdes”.
Pas deklarimit të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama se ia ka dorëzuar një draft statut të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, te presidentit francez Emmanuel Macron, dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz, kanë pësuar reagime të shumta në Kosovë.
Deputetë të partive politike janë shprehur pro dhe kundër këtij veprimi./Arbresh.info/
lexo edhe:
Drafti për Asocacionin, Balliu: Rama ka urrejtje raciste për Kosovën, njësoj si serbët
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...