Lëvizja Vetëvendosje ka anuluar tubimin zgjedhor në Drenas të paraparë për sot.
Kjo për shkak të vdekjes tragjike të dy të rinjve nga kjo komunë, të cilët humbën jetën në një aksident trafikur mbrëmë në Komoran.
Kështu ka njoftuar kandidati i VV-së për kryetar të Drenasit, Shemsi Elezi.
“Me rastin tragjik të humbjes së jetëve të dy të rinjve Fatbardh Nika dhe Driton Bucolli, u shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjes Nika dhe Bucolli. Në këto momente të vështira për këto familje bashkëndjejmë dhimbjen për humbjen e jetës së më të dashurve të tyre. Zoti ua lehtësoftë dhimbjen familjarëve. Në nderim të tyre ne pezullojmë aktivitetet tona të planifikuara për sot”, shkruan Elezi në një postim në Facebook.
Edhe Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë anuluar aktivitetet e tyre zgjedhore në Drenas në nderim të dytë rinjve.
Arrestohet një person në Prishtinë, në shtëpi iu gjetën 20 q...
Zhegrova zgjedhet në formacionin e vitit në Ligue 1 nga tifo...
Kroacia mban zgjedhjet presidenciale
Sara i vendos një maskë Drilonit, Gresa e ngacmon
Inzaghi: Jam me fat që kam lojtarë të mëdhenj në klub
Shkon në 176 numri i të vdekurve pas rrëzimit të avionit në ...