Edhe Suhareka e Prizreni nga nesër nuk do të jenë në karantinë

21:31 | 2 Maj 2020
Arbresh.info

Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim që t’i heq nga karantina katër komuna.

Prishtina, Prizreni, Suhareka dhe Ferizaj nga nesër nuk do të jenë të karantinuara dhe banorët e këtyre zonave mund të lëvizin anasjelltas.

Këto vendime vijnë paralelisht me lehtësimin e masave në tri faza që ka paralajmëruar ministria e Shëndetësisë.

Lehtësimi i tyre do të fillojë nga nesër, që përfshinë fazën e parë, dhe faza e dytë që nis nga 18 maji.

Varësisht nga numri i infektimeve, mund të ketë edhe kthim prapa në këto masa.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme