Google ADS

Edhe sot mot me shi në Kosovë

08:51 | 17 Prill 2018
M. A.

Moti mbi Kosovë ka rezervuar edhe një befasi, pasi solli shiun ditën e djeshme, sot do të ketë shi e madje edhe bubullima.

Meteorologët thonë se moti sot do të ketë kryesisht vranësira e kohëpaskohe me reshje lokale shiu.

Ndërkohë, nuk përjashtohet edhe mundësia për bubullima gjatë ditës.

E moti do të përmirësohet ditëve në vazhdim. Tri ditët e ardhshme temperaturat mbi Kosovë do të shënojnë 20 gradë Celsius

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme