Edhe sot asnjë viktimë nga Covid-19 në Kosovë

14:52 | 30 Shtator 2020
Arbresh.info

As sot në Kosovë nuk është shënuar ndonjë viktimë nga Covid-19.

Kështu tha Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

E gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë paraqitur edhe 46 raste të reja me Covid 19.

“Bashkë po i gëzohemi faktit që Kosova edhe sot nuk ka asnjë rast të vdekjes nga Covid 19, si dhe një numër relativisht më ulët sa i përket të të infektuarve, ku nga 580 teste, 46 kanë rezultuar pozitiv”, ka deklaruar Zemaj.

Ai ka bërë thirrje që të respektohen masat për parandalimin e përhapjes së virusit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme