Google ADS

Edhe sonte ajri i ndotur në kryeqytet

18:02 | 1 Dhjetor 2018
A. B.

Edhe sonte banorët e kryeqytetit  po thithin ajër të pashëndetshëm, kjo si pasojë e temperaturave të ulëta qytetarët po ngrohen me lëndë djegëse me kosto më të lirë si thëngjilli.

Sipas matjeve të bëra nga Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë, sonte cilësia e ajrit llogaritet e pashëndetshme, shkruan portali arbresh.info

Sipas matjeve të  bëra në ora 17:00, në Prishtinë është ajëri i ndotur me 162 pmm.

Kjo gjendje alarmante po vazhdon çdo ditë, derisa institucionet po bëjnë thirrje që mos të shfrytëzohen veturat dhe thëngjilli, që po llogariten si ndotësit kryesor.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme