Korrupsioni vazhdon të mbetet në nivel të lartë si në sektorin e shëndetësisë, ashtu edhe në arsim, si pasojë e mungesës së vullnetit politik në nivelet më të larta institucionale.
Kështu u tha në një debat të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë me titullin “Korrupsioni në Arsim dhe Shëndetësi”.
Arian Zeka, drejtor ekzekutiv i Odës Amerikane më Kosovës, tha se pavarësisht përparimit në luftën kundër korrupsionit, kjo dukuri vazhdon të mbetet në nivel të lartë.
“Duhet shtuar përpjekjet në të gjitha hallkat e luftimit të korrupsionit për rezultate më të efektshme në këtë aspekt”, tha Zeka.
Në anën tjetër, Patrick Etienne, nga Zyra zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim në Kosovë, tha se pasojat e korrupsionit në shëndetësi po ndikojnë në shërbime të cilësisë më të ulët.
“Problemi kryesor qëndron tek institucionet e larta shtetërore te të cilat interesi privat mbizotëron atë publik”, tha Etienne.
Ndërkohë, përfaqësues të shoqërisë civile konsiderojnë se që nga paslufta, sistemi arsimor ka degraduar si në mungesën e investimeve për arsimin si fushë me prioritet ashtu edhe mungesën e zhvillimit të ligjeve.
Organizata ndërkombëtare Transparency International në raportin e publikuar të mërkurën Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2017, e ka radhitur Kosovën në vendin 85-të, me 39 pikë, që do të thotë se ka bërë përparim të lehtë në luftën kundër korrupsionit, krahasuar me vitin paraprak kur ka qenë në vendin e 95-të me 36 pikë.
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...