Presidenti i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Paolo Alli, ka treguar se edhe për sa kohë do të qëndrojë misioni i KFOR-it në Kosovë.
“Mendoj se KFOR-i ka qenë dhe është një faktor i rëndësishëm i stabilitetit dhe sigurisë, jo vetëm për Kosovën por për gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, si një rajon më i gjerë”.
“Mendoj se është në interes të vetë NATO-s, komunitetit perëndimor por edhe të Kosovës dhe Ballkanit, që misioni i KFOR-it të vazhdojë të qëndrojë së paku edhe në të ardhmen e afërt”.
“Kjo është ideja që më është thënë nga lidershipi i vendit tuaj. Natyrisht ky nuk është një mision i përjetshëm por ky afat nuk mund të përcaktohet sot”.
Alli në një intervistë ekskluzive në Info Magazine të Klan Kosovës ka ndërlidhur qëndrimin e misionit të KFOR-it në Kosovë me tërheqjen e investitorëve të huaj.
“Siguria dhe stabiliteti janë faktorë thelbësorë edhe për zhvillimin dhe rritjen ekonomike. Investitorët e huaj ende e shohin këtë rajon si rajon të pasigurt dhe të paqëndrueshëm, prandaj kjo është arsyeja pse investimet e huaja janë më të ulëta se sa që realisht do të duhej të ishin”.
“Mendoj se prania e KFOR-it këtu është shumë e rëndësishme në kuptimin që t’i ofrohet siguri investitorëve të huaj në lidhje me stabilitetin dhe paqen që ekziston në vend dhe rajon”.
“KFOR-i është një indikator i qartë se NATO dhe komuniteti perëndimor po kujdesen për Ballkanin Perëndimor dhe e konsiderojnë këtë rajon si pjesë të rëndësishme të botës”.
“Mendoj që NATO dhe KFOR-i do të vazhdojnë të qëndrojnë këtu, për aq kohë sa do të jetë e nevojshme”.
Parashikimi i motit për këtë të dielë
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...