Edhe Qipro me propagandë kundër Kosovës, kërkesë BE-së të diskutohet për taksën

20:32 | 12 Dhjetor 2018
Arbresh Info

Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian do të shqyrtojnë kërkesën e Qipros për të diskutuar për bllokadën e dialogut në mes të Kosovës e Serbisë.

28 liderët e Bashkimit Evropian, më 13 dhjetor në samitin që do të mbahet në Bruksel, do të shqyrtojnë kërkesën e Qipros për të diskutuar për bllokimin e dialogut në mes të Serbisë dhe Kosovës, transmeton lajmi.net.

Mediumi serb “Tanjug”, duke u thirrur në burime brenda Këshillit Evropian, kanë konfirmuar se në ditën e parë të këtij samiti do ta shqyrtojnë kërkesën e Qipros për të diskutuar për bllokadën e dialogut Kosovë – Serbi.

Këshilli Evropian, ka vlerësuar se kjo bllokadë e dialogut në mes të Kosovës e Serbisë, ka ardhur si pasojë e vendosjes së taksës doganore prej 100 për qind për mallrat e Serbisë dhe të Bosnjës, shkruan Tanjug.

Këto burime thonë se vendosja e masës doganore nga ana e Kosovës e komplikon situatën edhe më shumë dhe nuk kontribuon në zgjidhjen e problemeve dhe se vendosja e taksës prej 100 për qind për Serbinë dhe Bosnjën është në kundërshtim me marrëveshjen e CEFTA-s.

“Taksa duhet të shfuqizohet”, ka thënë për “Tanjug” ky burim i Këshillit të BE-së.

Ndryshe, Qiproja është njëri ndër pesë vendet anëtare të Bashkimit Evropian i cili nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme