Pas Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) edhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Zyrtarët Publikë, i miratuar së fundmi nga Kuvendi i Kosovës.
Kështu bëri të ditur shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri i cili tha se ky veprim synon të parandalojë politizimin e administratës publike dhe të mbrojë meritokracinë dhe pavarësinë e saj, shkruan Arbresh.info.
“Ashtu siç kemi paralajmëruar muaj më parë, sot e dërguam në Gjykatën Kushtetuese ligjin që shumica parlamentare e miratoi javën e kaluar dhe me të cilin ndryshohet dhe plotësohet Ligji në fuqi për Zyrtarët Publikë,” tha Tahiri, duke theksuar shqetësimet e partisë për ndikimin politik mbi administratën.
Tahiri përmendi aktgjykimin e verës së vitit 2023, kur Gjykata Kushtetuese kishte konfirmuar “në tërësi pretendimet” e PDK-së, duke i kërkuar Kuvendit të adresojë shkeljet brenda gjashtë muajve.
Ai kritikoi vonesën e Kuvendit për përgatitjen e ligjit të ri dhe shtoi se jo vetëm që nuk i kanë përmbushur kërkesat e Kushtetueses, por edhe i kanë përsëritur të njëjtat shkelje.
“Sot, rreth një vit e gjysmë më vonë, jo vetëm që dështuan ta përgatisin me kohë ligjin e ri, por akoma më keq, i përsëritën një pjesë të shkeljeve në të njëjtën mënyrë,” tha Tahiri, duke theksuar se ky veprim është dëshmi e angazhimit të PDK-së për të mbrojtur rendin kushtetues.
Tahiri e përshkroi ligjin si një “investim afatgjatë të shtetit dhe i partnerëve tanë” dhe përsëriti përkushtimin e partisë për të parandaluar çdo “presion apo agjendë politike” mbi administratën publike./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
LDK dërgon në Kushtetuese ndryshimet në Ligjin për Zyrtarët Publik
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...