Google ADS

Edhe pacientët e QKUK-së votojnë për zgjedhjet parlamentare

07:14 | 6 Tetor 2019
A Z

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka kërkuar nga QKUK që të dorëzojë listat me pacientët e shtrirë me të gjitha dhënat se kanë të drejtë vote.

Kështu është shprehur zëdhënësi i QKUK-së për arbresh.info, Shpend Fazliu i cili ka thënë se QKUK tashmë i ka dorëzuar ato me kohë.

Fazliu poashtu ka thënë se Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka caktuar një person përgjegjës për ditën e zgjedhjeve që t’i asistojë KQZ-së.

“QKUK me kohë ka dorëzuar listat në KQZ. KQZ posedon listat dhe numrin e pacientëve me të drejtë vote. QKUK ka caktuar një person përgjegjës që ditën e zgjedhjeve do të asistoj KQZ për ti mbajtur zgjedhjet në QKUK, sikurse ishte vepruar edhe në zgjedhjet e kalume”, ka thënë Fazliu për arbresh.info.

Ndërsa Valmir Elezi nga KQZ ka thënë për arbresh.info se në çdo proces zgjedhor, KQZ-ja u mundëson personave me nevoja të veçanta që të votojnë në ditën e zgjedhjeve përmes ekipeve mobile, në shtëpitë apo adresën e kërkuar.

“Periudha për regjistrimin e personave me nevoja të veçanta ka filluar më 25 shtator dhe është përmbyllur më 1 tetor”, është shprehu Elezi.

Lidhur me këto kategori votuesish Elezi ka thënë se KQZ-ja ka rregullën zgjedhore që vijon si më poshtë:

“b) votuesit me lëvizje të kufizuar në ndonjë institucion: votuesit me zotësi juridike në hospitalizim, njerëzit e moshuar në shtëpitë e caktuara veçanërisht për të moshuarit, personat me aftësi të zvogëluar mentale në institucionet e kujdesit shëndetësor, të burgosurit në burgje dhe të paraburgosurit në qendrat e paraburgimit”, thuhet në njërin prej grupeve sa i përket votuesve me nevoja të veçanta.

Kujtojmë se Kosova shkoi drejt zgjedhjeve pasi shpërndarja e Kuvendit ndodhi pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt me shumë se një muaj më parë nga posti i kryeministrit, pasi ai u ftua nga Gjykata Speciale për Krime Lufte në cilësinë e të dyshuarit./R.Rexhepi/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme