Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati ka bërë të ditur se sot është nënshkruar marrëveshja e ofrimit të shërbimeve shëndetësore-gjinekologjike nga QSKUK përmes angazhimit të doktorit specialist të gjinekologjisë në QKMF, për tre ditë pune brenda javës.
Përmes një statusi në Facebook, Kastrati ka theksuar se konkursi për punësimin e gjinekologut ka dështuar dy herë për shkak të mungesës së të interesuarve.
“Së shpejti, me funksionalizimin e objektit të Gjinekologjisë i cili është duke u ndërtuar, gratë e Komunës së Kamenicës nuk do t’u duhet të udhëtojnë për në Gjilan e Prishtinë për të realizuar kontrollet. Do të kursehen para dhe do të realizohet e drejta për shërbime mjekësore”, ka shkruar Kastrati.
Postimi i plotë:
U NËNSHKRUA MARRËVESHJA PËR ANGAZHIMIN E GJINEKOLOGUT
Të gjitha punët që i kemi bërë deri më tani kanë vlerën e tyre, mirëpo kjo marrëveshje është e rëndësisë së veçantë.
Përmes këtij memorandumi është siguruar ofrimi i shërbimeve shëndetësore-gjinekologjike nga QSKUK përmes angazhimit të doktorit specialist të gjinekologjisë në QKMF për tre ditë pune brenda javës nga 4 orë në ditë. Konkursi për punësimin e gjinekologut ka dështuar dy herë për shkak të mungesës së të interesuarve. Mirëpo, sigurisht që nuk jemi ndalë dhe kemi kërku zgjidhje për këtë problem disa-vjeçar.
Së shpejti, me funksionalizimin e objektit të Gjinekologjisë i cili është duke u ndërtuar, gratë e Komunës së Kamenicës nuk do t’u duhet të udhëtojnë për në Gjilan e Prishtinë për të realizuar kontrollet. Do të kursehen para dhe do të realizohet e drejta për shërbime mjekësore.
Falënderoj për bashkëpunimin Ministrin Uran Ismaili, Shefen e Kabinetit të Ministrisë së Shëndetësisë Besianë Musmurati, Drejtorin e Përgjithshëm të ShSKUK-së Basri Sejdiu. I jam mirënjohës për angazhimin ish-Drejtorit të Shëndetësisë Dritan Maliqi, ish-Drejtorin e QKMF-së Ylber Thaqi dhe Drejtoreshën e Shëndetësisë Suna Zaimi.
Edhe një premtim i fushatës po realizohet. /Telegrafi/
Evertoni i ndali me barazim tre gjigantët e Premier Leagues ...
39 vjet burgim dhe 260 mijë euro gjobë për 9 të akuzuarit në...
Dëmtohet kablloja elektrike nënujore që lidh Finlandën dhe E...
Pritjet në piken kufitare te Dheu i Bardhë mbi gjysmë ore
Presidenti i FFK-së takohet me kryetarin e Gjilanit, diskuto...
Kurti e Vitia nesër marrin pjesë në ceremoninë e vënies së g...