Edhe një viktimë nga kushtet e rënda në vendin e Punës

12:13 | 6 Nëntor 2019
Arbresh Info

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se një punëtor në një kompani private në Obiliq, derisa ishte duke e hapur kapakun e cisternës së betonit, nga presioni i ajrit është hapur kapaku duke e goditur viktimën dhe si pasojë i ka shkaktuar lëndime trupore. Sipas raportit policor, viktima është dërguar në QKUK ku më pas edhe ka ndërruar jetë, transmeton arbresh.info

Bëhet e ditur se  me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion, ndërsa përgjegjësi i kompanisë është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme