Google ADS

Edhe një tjetër deputet i Kuvendit të Kosovës infektohet me Covid-19

23:49 | 7 Korrik 2020
L G

Koronavirusi mund të ketë depërtuar thellë brenda Grupit Parlamentar të LDK’së.

Pas shefit, Arben Gashit, nënkryetarit të Kuvendit, Kujtim Shalës e deputetit Haxhi Avdyli, Covid-19 ka prekur edhe deputetin Visar Hotin.

Lajmin e ka bërë publik vet deputeti përmes llogarisë në Facebook

Ai ka treguar se ka një javë që ka rezultuar pozitiv dhe është vetëizoluar.

“Bashkëbisedimi i radhës me vajzën time Bionën. Kjo si rezultat i ditë së shtatë (7) të vetizolimit pasi që unë kam rezultuar pozitiv me Covid 19. Fatmiresisht të gjithë familjarët e mi, shokët dhe miqtë nga kontaktet e mia kanë rezultuar negativ dhe po ndihen si është më së miri”, ka shkruar Hoti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme