Google ADS

Edhe një person nga Podujeva, i ardhur nga Italia, kërkon të ekzaminohet

22:44 | 15 Mars 2020
Arbresh.info

Edhe një person nga fshati Dumnicë e Epërme, në Podujevë, i ardhur 10 ditë më parë nga Italia, kërkon të ekzaminohet nga ekipet mjekësore në lidhje me koronavirusin.

Sipas familjarëve, personeli mjekësor ende nuk ka arritur derisa Komuna e Podujevës po bënë dezinfektimin e hapësirës dhe objektit.

Ata thonë për arbresh.info se tashmë po shfaqin simptoma të ngjashme me COVID-19, por kërkuan që ekipet mjekësore t’i vizitojnë për ekzaminim të mëtutjeshëm.

Gjatë ditës katër raste tjera kanë rezultuar pozitive, derisa Qeveria tashmë e ka shpallur gjendje emergjente.

Qytetet e izoluara janë Klina, Vitia e Malisheva.

Vazhdimisht bëhet thirrje që të shmangen daljet e panevojshme, dhe kujdesi maksimal gjatë kontaktit me persona tjerë./arbresh.info/

Të ngjashme