Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë me dije se në laboratorët e tyre sot është detektuar prania e virusit të Nilit Perëndimor te pacienti i shtrirë në Klinikën Infektive të QKUK.
IKSHP thotë se është në vazhdimësi në kontakt me Klinikën infektive, QKUK.
Ekipet e Departamentit të Epidemiologjisë prej fillimit të korrikut në nivel qendror dhe periferik janë në gjendje gatishmërie për të identifikuar dhe raportuar ndonjë rast individual të sëmundjes.
Laboratorët e Institutit Kombëtar janë të gatshme të pranojnë mostra dhe të diagnostikojnë rastet e sëmundjes.
Virusi i Nilit Perëndimor përcillet nëpërmjet thumbimit të mushkonjës së infektuar, e jo nga njeriu në njeri, por duhet përcjellë situatën epizootologjike te kafshët me aksent të veçantë te kuajt dhe duhet shikuar mundësinë e hulumtimit aktiv të rasteve gjatë muajve të verës dhe vjeshtës.
Deri tani 17 persona kanë vdekur si pasojë e virusit të Nilit perëndimor në gjithë Evropën brenda një jave, e në Kosovë një person i moshuar me sëmundje kronike të cilit ia ka rënduar gjendjen virusi i Nilit Perëndimor.
IKSHPK thotë se është duke hulumtuar burimet e këtij infeksioni dhe situata është nën kontroll, ndërsa thekson se aktualisht nuk ka vend për panik.
“Nga qytetarët kërkohet që të kenë kujdes këtyre ditëve ku vërehet numër i shtuar i mushkonjave. Nga departamentet komunale kërkohet të bëjnë dezinsektimin në komunat e veta sipas rekomandimeve të OBSH-së. Edhe pse në rreth 80 për qind të rasteve, pacientët e infektuar nuk tregojnë asnjë simptomë, virusi i Nilit perëndimor mund të shkaktojë përfundim fatal te njerëzit. Virusi transmetohet tek njerëzit kryesisht nëpërmjet pickimit të mushkonjave, të cilat janë të infektuara”, thotë IKSHPK.
Vetura godet për vdekje këmbësorin në Klinë, arrestohet i dy...
Kurti uron von der Leyen për formimin e Komisionit të ri
Izraeli arreston militantët e Hezbollahut
Kurti shtroi drekë për ambasadorin amerikan, Hovenier dhe st...
Ministri i Drejtësisë thotë se Shkupi do të vazhdojë t’i zba...
Dy klube kosovare reagojnë ashpër ndaj gjyqtarëve