Punësimi në baza partiake është bërë një fenomen mjaft shqetësues në Kosovë. Partitë në pushtet çdoherë kujdesen që t’i ‘rehatojnë’ militantët e tyre në institucionet e shtetit qoftë edhe pa merita.
Në një listë të siguruar nga Portali Arbresh.info shihet se në Post Telekomin e Kosovës (PTK) është punësuar Arton Cërrvadiku si punëtor sporteli. Ai vjen nga Komuna e Drenasit dhe gjatë zgjedhjeve të fundit në këtë komunë ka qenë mjaft aktiv në fushatat elektorale të PDK-së, madje ai nuk ka hezituar ta tregojë simpatinë që ka edhe për kryetarin e kësaj partie Kadri Veselin.
Sipas burimeve të portalit Arbresh.info Cërrvadiku është punësuar menjëherë pas zgjedhjeve në Drenas.
Ditë më parë mediat raportuan edhe për një rast të tillë ku bëhet fjalë për vëllain e Naim Bazajt, Fitim Bazajn i cili është punësuar në postë si postier me orar jo të plotë. Kujtojmë se Naim Bazaj në fillim të zgjedhje në Drenas ishte distancuar nga PDK-ja, por më vonë u rikthye sërish duke e përkrahur kandidatin e PDK-së Ramiz Lladrovcin i cili doli fitues i zgjedhjeve në këtë komunë.
Në ueb të Post Telekomit të Kosovës konkursin dhe kriteret që duhet t’i plotësojnë kandidatët për pozitat e cekura më lartë nuk ka ndonjë njoftim, aty figuron vetëm një konkurs i vitit 2012.
Në lidhje me këtë punësim është provuar të kontaktohet edhe me zyrtarë nga PTK-ja, por nuk ka qenë e mundur./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...