Nderim Halimi, pronari i kompanisë së përpunimit të qumështit “Sharri” në Prizren, thotë se nuk do mund t’i përballojë edhe një tjetër mbyllje si masë parandaluese kundër përhapjes së coronavirusit.
Me rritjen e rasteve të infektimit nga COVID-19, disa shtete kanë filluar rikthimin e kufizimeve. Numri i rasteve të të infektuarve është rritur edhe në Kosovë, por autoritetet shëndetësore po kërkojnë nga qytetarët që të respektojnë masat mbrojtëse, për të evituar një mbyllje totale.
Kosova ka regjistruar të hënën (më 19 tetor) 118 raste të reja me coronavirus, kurse më 6 tetor, numri i të infektuarave ka qenë 34.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti të dielën ka thënë se institucionet po përgatiten që t’i përgjigjen rritjes së numrit të rasteve të reja me koronavirus, duke iu bërë thirrje qytetarëve për kujdes maksimal. Institucionet, kanë bërë gati veprimet e nevojshme, për të evituar, siç u shpreh ai, një “mbyllje totale”.
Ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës, Armend Zemaj, gjatë një vizite që i ka bërë të hënën Qendrës Korrektuese në Lipjan, tha se “mbyllja e tërësishme është opsioni i fundit”.
Halimi: Nuk mund t’i rezistojmë mbylljes së dytë
Pronari i kompanisë për përpunimit të qumështit “Sharri”, Nderim Halimi thotë se në fazën e parë të mbylljes, nga muaji mars deri në muajin maj, shitja e produkteve ra për 40 për qind, kurse punëtorët dhe shpenzimet tjera të nevojshme i ka financuar me mjete të kursyera dhe jo nga fitimi i qarkullimit.
“Në rast izolimi, ne do mund të mbajmë edhe një muaj në funksion kompaninë sepse nuk kemi arritur të krijojmë stoqe dhe mjete financiare që janë harxhuar nga pandemia e parë. Por, jam shumë i sigurt se nuk do mund të rezistojmë një izolimi tjetër eventual, sikurse gjatë mbylljes e parë”, tha Halimi për Radion Evropa e Lirë.
Kjo kompani numëron 36 punëtorë të rregullt dhe rreth 550 fermerë nga të cilët furnizohet me qumësht në baza ditore.
Shahini: Do falimentojnë bizneset, do rritet papunësia
Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Biznesit, thekson se në rast të marrjes së vendimit për ashpërsimin e masave kufizuese, humbjet e bizneseve do të trefishohen dhe do të shuhen në mënyrë masive. Rrjedhimisht do të rritet dukshëm shkalla e papunësisë në vend, shton ai.
“Do të kemi mijëra qytetarë të papunë, do rritet pakënaqësia dhe interesi i madh i qytetarëve për të ikur nga Kosova. Pasiguria do të jetë prezent sepse ku njerëzit janë të papunë dhe në krizë, rritet pasiguria për jetuar në vend. Do të rriten aktivitetet kriminale, qytetarët do të tentojnë të mbijetojnë në kushte të rënduara ekonomike, kurse shteti me të vërtet do të ballafaqohet me një krizë”, tha Shahini.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...