Google ADS

Edhe një kompani tjetër nga Belgjika eksportonte mish të prishur në Kosovë

21:41 | 17 Mars 2018
Arbresh.info

Kompania ‘Veviba’ në Belgjikë nuk është e vetmja e cila ka transportuar mish të prishur në Kosovë.

Mediat në Belgjikë kanë zbuluar së bëhet fjalë edhe për një kompani tjetër që ka eksportuar mish me afat të skaduar.

Bëhet fjalë për firmën ‘Vanlommel’ e cila në gusht të vitit të kaluar ka transportuar 20 tonë mish e cila është sekuestruar në kufirin e Kosovës me Shqipërinë transmeton Indeksonline.

Ajo që është shqetësuese në këtë rast të ri është se kësaj here përsëri mishi ishte i destinuar për Kosovën, përkatësisht kompania EURO IDA e ka importuar këtë sasi mishi të prishur.

Një ekip i RTBF-së udhëtoi për në Kosovë në kërkim të shitësit me shumicë të mishit, i cili mori një dërgesë të mishit nga thertoret Veviba në vitin 2016. Disa prej këtyre mishit ishin ngrirë dymbëdhjetë vjet më parë dhe etiketat ishin të manipuluara.

Përveç këtij rasti, ekipi zbuloi se një rast tjetër të dërgimit të mishit të ngrirë nga Belgjika.

“Rasti i dytë që zbuluam në fund të gushtit 2017. Sërish mish nga Belgjika, dhe sërish njoftuam FASFC-në (Agjencia Federale për siguri në ushqim) dhe shkatërruam tërë sasinë e mishit në mënyrë që të mos arrinte tek konsumatori kosovar”, ka thënë një zëdhënës i Agjencisë Kosovare për Siguri në Ushqim për RTBF-në.

Bëhej fjalë për 20 ton mish vici të ngrirë dhe me afat të skaduar. Johan Heylen, drejtor komercial i thertores Valommel këtë e quajti gabim ‘njerëzor’.

“Ka qenë gabim nga ana jonë. Ne sigurishtt se e kemi rimbursuar konsumatorin për kostot e shkaktuara. Autoritetet kosovare e kanë vënë re atë në kufi. Ne e kemi marrë përgjegjësinë tonë. Kjo s’ka të bëjë me mashtrim. Etiketat ishin të sakta, por është e vërtetë se mishit i kishte skaduar afati për 3 javë, për mishin e ngrirë, i cili normalisht ka jetëgjatësi deri në 2 vjet, por atij i kishte skaduar për 3 javë”, ka thënë Heylen për RTBF-në.

Ditë më parë është raportuar se për 12 vite qytetarët e Kosovës konsumonin mish që vinte nga Belgjika për të cilin thuhej se ishte i prishur./Indeksonline

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme