Edhe një grup i refugjatëve afganë nisen drejt Amerikës, ambasada falënderon Kosovën

12:52 | 1 Qershor 2022
A. B.

Një grup tjetër i refugjatëve afganë të cilët ishin duke qëndruar në Kosovë janë nisur drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kjo është bërë e ditur nga ambasada amerikane në Kosovë.

“Pasi plotësuan të gjitha kërkesat e sigurisë dhe ato mjekësore, një grup tjetër afganësh u nisën sot për në Shtetet e Bashkuara. Falë bujarisë së Kosovës, mbi 600 afganë të pritur përkohësisht në Kampin Bondsteel janë larguar dhe do të kenë shans të dytë për të ndërtuar jetë të re”, u tha nga ambasada.

Ambasada amerikane ka falënderuar Kosovën për këtë mbështetje.

“Faleminderit Kosovë!”. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme