Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, ka njoftuar se gazetari Asllan Bajrami i është bashkuar PDK-së.
Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj tha se Asllan Bajrami i bashkohet partisë së Rimëkëmbjes, shkruan Arbresh.info.
“Asllan Bajrami është gazetar shumëvjeçar, korrespondent nga Tirana, zërin dhe raportet e të cilit i kemi parë e dëgjuar për 20 vjet rresht.”, ka shkruar Hoxhaj.
Hoxhaj tutje ka thënë se sot, Asllani iu bashkangjit platformës së PDK-së për rimëkëmbjen e shtetit, për rimëkëmbjen e ekonomisë, shëndetësisë e të sundimit të ligjit, “sepse e di që PDK është e vetmja parti që ka kontribuar në shtetndërim dhe në ruajtjen e vlerave kombëtare!”, ka shkruar Hoxhaj.
Postimi i plotë:
Asllan Bajrami i bashkohet partisë së Rimëkëmbjes!
Asllan Bajrami është gazetar shumëvjeçar, korrespondent nga Tirana, zërin dhe raportet e të cilit i kemi parë e dëgjuar për 20 vjet rresht. Të gjithë ne që kujtojmë periudhën e luftës, e dimë se Asllan Bajrami raportoi me mijëra orë lajme për luftën, masakrat dhe të vërtetën e UÇK-së, nga RTSH në Tiranë. Sot, Asllani iu bashkangjit platformës tonë për rimëkëmbjen e shtetit, për rimëkëmbjen e ekonomisë, shëndetësisë e të sundimit të ligjit, sepse e di që PDK është e vetmja parti që ka kontribuar në shtetndërim dhe në ruajtjen e vlerave kombëtare! Mirë se vjen Asllan! #PDK #Rimëkëmbje #HoxhajKryeministër./Arbresh.info/
Kush janë kandidatët për kryeministër?- Kjo është biografia e tyre
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...