Edhe një dorëheqje nga Kryesia e PDK-së në Podujevë

14:32 | 15 Dhjetor 2020
V. S.

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDKK) në Podujevë, Bashkim Mustafa, ka dhënë dorëheqje nga të gjithë pozitat brenda kësaj partie.

Lajmin  për dorëheqjen e Mustafës e ka bërë të ditur vet ai përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

“Të nderuar antarë dhe struktura të Partisë Demokratike dega në Podujevë. Pas zhvillimeve të fundit të dorëheqjes së Kryetarit të degës z.Naim Fetahu, unë Bashkim Mustafa jap dorëheqje nga gjitha pozitat brenda Partisë Demokratike, dega në Podujevë edhe si anëtar i Kryesis së degës në Podujevë”, ka shkruar Mustafa.

Ky njoftim vjen pas dorëheqjes së kryetarit të Degës së PDK-së në Podujevë, Naim Fetahu, i cili ishte edhe kandidat për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet e 29 nëntorit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme