Koalicioni qeveritar PDK-LDK po përballet me refuzime të deputetëve të tyre për të votuar Projektligjin e Marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi.
I fundit qe e ka konfirmuar për ‘Indeksonline’, se nuk do të votojë versionin aktual është deputeti i Lëvizjes për Bashkim, Raif Qela. Ky i fundit është pjesë e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës.
Qela thotë se qëndrimi i tij nuk ka ndryshuar sa i përket demarkacionit.
“Nuk kam ndryshuar qëndrim. Vazhdoj të mbetëm kundër. Opsioni më i mirë është demarkacioni të shkojë në arbitrazh”, ka thënë Qela.
Ai poashtu ka folur edhe për komisionin qeveritar i cili ka bërë matjen e territorit.
“Nuk ka kurrfarë rezultati nga ai komision. Matja e territorit nuk bëhet pa u ditë kufiri. Matja e territorit nuk e përcakton ku ka qenë kufiri me herët”, ka shtuar ai
Deputeti i Kuvendit të Kosovës thotë se duhet një klase e re politike në Kosovë. Ky koalicion qeveritar dhe asnjë koalicion i ri, sipas tij, nuk mund të prodhoj diçka ndryshe.
Nga Grupi Parlamentar i PDK-së, votë kundër demarkacionit deri më tani kanë deklaruar, Shaip Muja, Shukri Buja, Nait Hasani dhe Labinote Murtezi- Demi.
Edhe në LDK ka vota më bollëk kundër versionit aktual të demarkacionit.
22 raste “escorta” në Kosovë gjatë këtij viti, shtetaseve të...
Erion Veliaj mohon se u arratis nga Shqipëria: Po shkoj në S...
Fitimi, Sarës: Sa do kisha shanse me ty jashtë, nga 1 tek 10
Votuesit e regjistruar në Diasporë do të hiqen nga listat br...
Top 10 mesfushorët ofanzivë më të mirë në kampionatin zvicer...
IKSHPK-ja jep këshilla për parandalimin e infektimit me linë...