Themeluesi Kujtesës dhe FiveStars, Fiton Peja i bashkohet PDK-së.
Fiton Peja, një ndërmarrës i ri dhe shumë i suksesshëm i është bashkuar sot Partisë Demokratike të Kosovës. Aderimi i tij në PDK u bë publik sot nga vet kryetari i partisë, Kadri Veseli. Peja ka themeluar kompaninë Kujtesa dhe rrjetin e fitnesit Five Stars.
“Kam nderin ta prezantoj anëtarin më të ri të ekipit tonë për një Fillim të Ri. Pata bisedë të ngrohtë me Fiton Pejën, një ndërmarrës të shkëlqyer kosovar. Ai tashmë ka themeluar disa biznese ku punëson mbi 600 qytetarë – nga sektori i telekomit e deri tek industria e sportit. Kjo është fuqia e Kosovës – burra dhe gra që po ecin përpara me ide dhe energji të reja. #FillimiRi me ndërmarrësit e rinj, sjell investime te fuqishme ne fabrikat për shtimin e kapaciteteve tona prodhuese. #FillimiRI”, ka shkruar Veseli në Facebook.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...