Kryetari i Nismës Social Demokrate, Fatmir Limaj në një konferencë për media ka thënë se kanë filluar një proces për konsolidimin e partisë dhe me kuvendet e punës në tërë Kosovën, raporton arbresh.info.
“Kuvendet do të vazhdojnë deri më datën 24 qershor kur do të jetë edhe kuvendi kryesor dhe deri tash kanë marrë pjesë rreth 700 nën degë në tërë Kosovën. Vendimi i kryesisë qendrore për të shkuar drejt kuvendeve të punës ka qenë duke e parë një interesim të qytetarëve për të ju bashkuar Nismës Social Demokrate. Ne mendojmë se përmes kuvendeve do të ju jepet mundësi të gjithë atyre të jenë pjesë e Nismës dhe të gjejnë vend në struktura organizative dhe politike”.
Ai ka shtuar së pothuajse të gjitha prurjet të atyre personave të cilët nuk kanë pasur hapësirë për të shpalosur punën e tyre në vendet e tjera.
“Jemi duke punuar në një dokument që përpos që do të analizoj punën e dy kuvendeve më herët, por edhe do të vendos për pikëpamjet e tyre në tema të rëndësishme për vendin dhe për pozitën që do ta këtë Nisma në vazhdim”.
Tutje ai ka shtuar se Nisma po mundohet në vazhdimësi që të punoj si në Parlament si në Qeveri që të shtyhen proceset dhe punët përpara./Arbresh.info/
Top 10 mesfushorët ofanzivë më të mirë në kampionatin zvicer...
IKSHPK-ja jep këshilla për parandalimin e infektimit me linë...
Putini i thotë Azerbajxhanit se mbrojtja ajrore ruse ishte e...
Hajrullahu: Pa digjitalizim, UP-ja nuk mund të ecë përpara
Kryetarit të Strugës i konfiskohet pasaporta
Florentino Perez ia refuzon kërkesën Kylian Mbappes për ta t...