Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka caktuar edhe nga dy muaj paraburgim gjashtë të dyshuarve se kishin falsifikuar monedhat 2-euroshe.
Këtë e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi” avokati Berat Tmava që e mbron të dyshuarin S.R,.
Në kërkesën Prokurorisë kur u ishte caktuar paraburgimi prej një muaji thuhet se ekziston dyshimi se të pandehurit B.A, Sh.A, A.A, S.R, M.K. dhe H.D, me qëllim të përfitimi të dobisë pasurore në mënyrë të kundërligjshme për veten dhe grupin, në kohë të pa verifikuar kanë siguruar para të gatshme të falsifikuara, të prodhuara në Maqedoninë e Veriut, dhe atë gjithsej 42,505 copë të monedhave metalike me prerje 2 euro, në shumën totale 85 mijë euro.
Më 30 nëntor, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ishin sjellë para gjykatës gjashtë të dyshuarit, të cilët u arrestuan nën dyshimin për prodhimin dhe vënien në qarkullim të monedhave 2-euroshe.
Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 29 nëntor 2023 kishte njoftuar se në një opoeracion të përbashkët me Policinë e Kosovës, kanë arrestuar në flagrancë gjashtë persona, të cilët dyshohen për prodhim dhe vënie në qarkullim të parave të falsifikuara, konkretisht monedha metalike 2-euroshe. Nga ky aksion, janë sekuestruar thasë me para në vlerë mbi 85 mijë euro.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...