Edhe në zgjedhjet e këtij viti vjedhje votash brenda partive

21:36 | 16 Qershor 2017
L G

Parregullsi ka edhe brenda vetë partive politike për shkak të vjedhjes së votave. Nuk ka pasur zgjedhje pas shpalljes së pavarësisë që kandidat të caktuar të partive politike nuk janë ankuar për vjedhje të votave brenda subjekteve të tyre politike.

Njohësit e proceseve zgjedhore në Kosovë thonë për RTK’në se kjo dukuri ekziston edhe sot në Kosovë ani pse në masë shumë më të vogël se në votimet e kaluara. Ata fajin për këtë ua hedhin të dërguarve nga partitë politike të cilët shndërrohen në tifozë partiakë, në vend se të angazhohen për mbarëvajtjen e procesit të numërimit të votave.

Zgjedhjet e kaluara, ato të mbajtura në vitin 2014, por edhe ato para tyre, në mesin e parregullsive mbahen mend edhe për një fenomen të keq, vjedhjen e votave brenda subjekteve politike.

Se  ky lloj i vjedhjeve mund të ndodhë edhe këtë herë, e thonë edhe njohësit e proceseve zgjedhore. Ish-anëtari i KQZ’së, Florian Dushi, thotë se raste të tilla ka pasur në çdo palë zgjedhjesh, derisa identifikon edhe fajtorin.

Sipas ish-anëtarëve të KQZ’së, në formën në të cilën mbahen zgjedhjet në Kosovë, dhe legjislacionin me të cilin obligohet mbajtja e tyre, eliminimi i dukurive si kjo është gati se i pamundur.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme