“Për të mbrojtur qytetarët, duhet të merren masa të reja”, tha kryetari i Mitrovicës së Veriut Goran Rakiq në një konferencë për shtyp në Mitrovicën e Veriut, dhe masat për të katër komunat u futën me këshillën e profesionistëve.
Këto janë masa të qeverisë së Kosovës të shpallura nga Ministri i Shëndetësisë i Kosovës Arben Vitia, transmeton portali arbresh.info.
Duke filluar këtë mëngjes, qytetarëve u lejohet të lëvizin jashtë shtëpive të tyre deri në 90 minuta në ditë, sipas një orari të bazuar në numrin e parafundit në pjesën e prapme të kartës së identitetit të Kosovës.
Orari do të ndryshohet çdo javë ose çdo dy deri në tre ditë, që do të përcaktohet më pas. Qytetarët do të informohen në kohën e duhur, deklaroi Rakiq.
Ata që kanë letërnjoftime serbe, lejet për lëvizjen e tyre përcaktohen në bazë të numrit të fundit të regjistrimit. Është një numër 9-shifror në faqen e parë.
Dyqanet do të jenë të hapura nga 7 e mëngjesit deri në 11 pasdite./arbresh.info/
Tahiri: Kosova në izolim, pa agjendë diplomatike përveç taki...
Kurti: S’kemi mosmarrëveshje me Maqedoninë e Veriut, bashkëp...
Fermerët francezë në protesta mbi marrëveshjen tregtare BE-M...
Kurti: Nga 1 janari do të kemi pikëkalime të përbashkëta kuf...
Mickoski: Bashkëpunimi ekonomik do të jetë mbi gjysmë miliar...
Takimi ndërqeveritar, Kurti: Partnerë të lidhur jo veç prej ...