Google ADS

Edhe në Shtëpinë e të Moshuarve votojnë për përfaqësuesit e institucioneve

07:09 | 6 Tetor 2019
A Z

Edhe personat që jetojnë në Shtëpinë e të Moshuarve, do t’i nënshtrohen procesit të votimit sikurse edhe të tjerët.

Por votimi i tyre në ditën e zgjedhjeve do të jetë më ndryshe, pasi që këtyre personave KQZ do ua mundësojë që të votojnë përmes ekipeve mobile.

Në një përgjigje dhënë arbresh.info, drejtoresha e Shtëpisë së të Moshuarve, Raze Aliçkaj, tregon se lista me persona që do t’i nënshtrohen procesit të votimit, është dorëzuar te Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Gjithashtu thotë se disa persona që jetojnë në këtë shtëpi nuk do të votojnë për shkak të gjendjes së tyre.

“Po e kemi dërguar listën, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ardhur me marrë listën e personave të cilët munden të votojnë me 6 tetor. Përndryshe është edhe një pjesë tjetër që nuk mund të votojnë, pasi që nuk janë në gjendje të mirë fizike dhe psikike”, ka thënë Aliçkaj.

E, Periudha e regjistrimit për persona me nevoja të veçanta është mbyllur me 1 tetor.

Valmir Elezi nga zyra për informim në KQZ, ka treguar se KQZ-ja do të dërgoj ekipet mobile në shtëpitë apo adresën e kërkuar.

“Në çdo proces zgjedhor, KQZ-ja u mundëson personave me nevoja të veçanta që të votojnë në ditën e zgjedhjeve përmes ekipeve mobile, në shtëpitë apo adresën e kërkuar. Periudha për regjistrimin e personave me nevoja të veçanta ka filluar më 25 shtator dhe është përmbyllur më 1 tetor.  Votuesit me lëvizje të kufizuar në ndonjë institucion: votuesit me zotësi juridike në hospitalizim, njerëzit e moshuar në shtëpitë e caktuara veçanërisht për të moshuarit, personat me aftësi të zvogëluar mentale në institucionet e kujdesit shëndetësor, të burgosurit në burgje dhe të paraburgosurit në qendrat e paraburgimit”, ka thënë Elezi./A.Zeka/ /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme