Edhe në këto orë, pritjet në kufi për të dalë nga Kosova kalojnë pesë orëshin.
Në raportimin e fundit të Qendrës për Menaxhim Kufitar të orës 22:21, mësohet se pika më e ngarkuar kufitare mbetet ajo në Merdar. Në këtë pikë, pritjet zgjasin për më shumë se pseë orë, teksa kolona e veturave ka arritur gjatësinë e dy kilometrave.
Pritje deri në një orë ka edhe në pikën tjetër të kufirit me Serbinë. Te Dheu i Bardhë, pritjet për të dalë nga Kosova janë deri në një orë e dhjetë minuta, teksa në Muçibabë jo më shumë se 30 minuta.
Sa i përket pikave tjera kufitare, tregohet gjendje e qetë në hyrje-dalje, ku pritjet nuk shkojnë më shumë se 15 minuta.
Sulmi me granatë dore dëmton objektin e Komunës së Zveçanit ...
Izraeli thotë se libanezët e kanë të ndaluar të lëvizin në j...
Tërmet në Itali, me magnitudë 4.2
Kumbaro uron Ditën e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë: ...
Real Madridi gjen më në fund zëvendësuesin e Toni Kroosit, s...
Magjistralja Ferizaj-Prishtinë vërshohet nga uji