Përveç në degën kryesore të LDK-së në Mitrovicë, tensione janë zhvilluar edhe në nëndegën e kësaj partie në Shipol, raporton Gazeta Express.
Kuvendi Zgjedhor ka nisur para disa minutash, ndërsa aty nuk janë lejuar të hyjnë përkrahësit e Faton Pecit.
Burime të gazetës thanë se kryetari i nëndegës së Shipolit e përkrahë Safet Kamberajn për kryetar të degës së LDK-së në Mitrovicë, ndërsa delegatët që e përkrahin Faton Pecin kanë mbetur në oborr, duke mos i lejuar të hyjnë.
Ndryshe, në degën LDK-së në Mitrovicë sot ka pasur përleshje mes delegatëve, aty është lënduar edhe një polic.
Burime të këtij portali kanë treguar se përleshja ndërmjet simpatizantëve të LDKesë ka ndodhur për shkak të ndarjeve që janë ndërmjet grupit të Faton Pecit dhe atij të Safet Kamberi.
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave
Si t’i manifestojmë gjërat pozitive në jetë?
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation