Në Kuvendin Komunal në Ferizaj sot është votuar që e diela të bëhet ditë pushimi për të gjitha bizneset.
Ky vendim u votua nga të pranishmit.
“Në këtë mbledhje janë diskutuar shumë pika të rendit të ditës, por ajo e cila mori vëmendjen ishte miratimi i Rregullores për caktimin e orarit të punës së veprimtarive afariste dhe veprimtarive të tjera në territorin e Ferizajt, rregullore që pritet të marrë dritën jeshile në mbledhjen e radhës së Kuvendit të Komunës. Këtë rregullore para anëtarëve të KPF-së, e ka prezantuar drejtori i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Zekir Bytyçi”, thuhej në njoftimin e komunës pak ditë më parë.
Dëshmitari Çadraku: Shumë dokumente që më janë prezantuar ka...
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...
Kevini flet me banorët për debatin me Xuxin
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...