Ministrja e Arsimit të Kosovës, Arbërie Nagavci, ka takuar homologun austriak Heinz Faßmann.
Por, në njoftimin për këtë takim ajo ka bërë një gabim në vendosjen e flamurit, ku në vend të ati të Austrisë, ka vendosur atë të Danimarkës.
Edhe pse pas pak çastesh ky postim i publikuar nga Nagavci me flamurin e Danimarkës është fshirë dhe është publikuar i riu me flamurin austriak.
“Pata kënaqësinë të takohem me homologun austriak, ministrin Heinz Fasmann. Ne shkëmbyem qëndrimet tona për rëndësinë e reformave në arsimin e lartë dhe u pajtuam që të vazhdojmë bashkëpunimin në mes të Austrisë dhe Kosovës në të gjitha nivelet e arsimit”, ka shkruar Nagavci në llogarinë e saj në Twitter.
Gabime të ngjashme e të shumta ka bërë më parë edhe ministrja e Jashtme Donika Gërvalla./arbresh.info/
Rohde shijon diellin në Prizren
Punonjës të strukturave paralele punojnë edhe nga shtëpia ed...
Presidenti Joe Biden bëhet stërgjysh
Papa e kritikon Izraelin, e quan “të turpshme” situatën në G...
Vritet në mes qyteti politikani kamboxhias në Bangkok
Alby me të dashurin puthen në ashensor