Google ADS

Edhe ministri Selimi udhëton drejt Brukselit

13:14 | 15 Korrik 2020
M. A.

Në kuadër të dialogut me Serbinë, kryeministri Avdullah Hoti bashkë me ekipin e tij ka udhëtuar dje në Bruksel.

Pjesë e ekipit të tij është edhe Ministri I Drejtësisë, Selim Selimi i cili ka udhëtuar sot për në Bruksel.

Këtë për  portalin arbresh.info e ka konfirmuar shefja e kabinetit të ministrit Diana Rugova.

“Ministri Selimi udhëton sot pasdite për Bruksel. Është pjese e ekipit kosovar te udhëhequr nga Kryeministri Hoti për takimin e nesërm ne Bruksel lidhur me dialogun”, tha ajo.

Kujtojmë se nesër përfaqësuesit e dy shteteve do të mbajnë takime për lidhur me finalizimin e dialogut Kosovë-Serbi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme