Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli ka falënderuar homologun e tij nga Maqedonia e Veriut Nikolla Dimitrov, për bojkotimin e ceremonisë së ndarjes së çmimit Nobel për Peter Handke, i cili ka qenë përkrahës i Sllobodan Millosheviçit.
Këtë Pacolli e ka bërë nëpërmjet Twitterit. “Faleminderit Nikola Dimitrov për bojkotimin e ceremonisë për ndarje të çmimeve Nobel. Maqedonia ka qëndruar me ne në kohërat më të vështira, gjatë viteve ’98-99, kur Milloshevici kreu krime në Kosovë. Handke nuk ka përkrahur viktimat si Maqedonia e Veriut, por ka përkrahur Millosheviçin”, ka shkruar Pacolli në platformën sociale.
Para Maqedonisë së Veriut, Shqipëria, Turqia, Kroacia dhe Afganistani njoftuan se nuk do t’i përgjigjen ftesës së Mbretit të Suedisë për pjesëmarrje në ceremoninë e Nobelit. Arsyeja e bojkotimit të këtij eventi, për të gjitha këto shtete ka qenë një e vetme: dhënia e çmimit Nobel për shkrimtarin Handke, i cili ka përkrahur politikat e “Kasapit të Ballkanit“ gjatë viteve 90-të.
https://twitter.com/pacollibehgjet/status/1204125362583556096?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1204125362583556096&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fedhe-maqedonia-e-veriut-bojkoton-ceremonine-per-cmimin-nobel%2F
Yamal: Gjithçka ndryshoi në Kampionatin Evropian
Kosovari dënohet me burgim të përjetshëm në Gjermani, goditi...
ATK: Të hyrat tatimore mbi 90 milionë euro më shumë këtë vit
Policia e Kosovës shpërndau dhurata për fëmijët edhe në Gjil...
Ministri Peci shpalos të arriturat e ministrisë së Bujqësisë...
Hamza takon ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, diskutojnë për ...