Edhe Limaj reagon pas ftesës nga Haga për Veselin

23:19 | 7 Nëntor 2019
Arbresh.info

Edhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, dikur komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fatmir Limaj, ka reaguar pas ftesës për marrje në pyetje nga Gjykata Speciale për ish-bashkëluftëtarin e tij, tani kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

Limaj, nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ka thënë se ftesa për Veselin është e padrejtë nga një gjykatë e padrejtë, ashtu sikur që janë të padrejta ftesat për drejtues dhe luftëtarë tjerë të UÇK-së.

“Drejtuesit e UÇK -së, ashtu siç kanë ditur disa herë ta mbrojë pastërtinë dhe luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, edhe këtë radhë z. Kadri Veseli do dijë ta mbrojë luftën e drejtë të UÇK-së”, është shprehur ai.

“Alternativa e vetme është përballja me fakte kundër shpifjeve të armiqve të Kosovës. Jam i bindur se Kosova do ta kalojë me sukses edhe këtë sfidë dhe se drejtësia do të ngadhënjejë përballë shpifjeve”, ka thënë Limaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme