Sot, në orën 15:00, në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dorëzon kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së ndryshimeve në ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës të miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, më datë 23 qershor 2022.
Paraditen e sotme, kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka dorëzuar sot në Gjykatën Kushtetuese ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK), i cili sipas tij bie ndesh me gjashtë nene të Kushtetutës së Kosovës.
Tahiri ka thënë se janë shumë çështje të cilat e bëjnë këtë projektligj të papajtueshëm me Kushtetutën nga njëra anë, dhe të papranueshëm për shkak të mundësisë që krijon për nërhyrje politike nga ana tjetër.
Por, për Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, Këshilli Prokurorial ka qenë i pranishëm deri ne fazat përmbyllëse në legjislacion.
“Keni parasysh që për të njëjtin i kemi dy opinione të komisionit të Venecias”, deklaron Haxhiu.
Sipas ministres Haxhiu, gjithë këto kundërshtime po ndodhin për shkak që ata po duan t’i ruajnë pozicionet e tyre.
“Këto nuk është se janë reagime me qëllim të ruajtjes së sistemit të drejtësisë, mirëpo duket që janë reagime që kanë për qëllim që të ruajnë pozicionet që ata i mbajnë”, deklaron Haxhiu.
Këshilli Prokurorial i Kosovës ka paralajmëruar se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese në lidhje me këtë çështje, përmes Avokatit të Popullit./arbresh.info/
Ministrja Haxhiu flet për kundërshtimet e KPK’së: Ata po duan t’i ruajnë pozicionet e tyre
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA