Janez Jansa, kryeministër aktual i Sllovenisë dhe kandidat për po të njëjtën pozitë shpërndau një shkrim të një gazetari slloven, i cili po raporton për skandalin financiar atje ku i përfshirë është edhe Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.
Jansa po garon kundrejt Rober Golob, i cili sipas mediave sllovene, ka pranuar 600 mijë euro të dyshimta nga ambasadori i Kosovës.
Paraparakisht, mjetet financiare, kompania MB Consulting, në pronësi të Berishajt, i kishte pranuar nga një kompani energjetike serbe, GEN.
Bojan Pozhar, gazetar dhe moderator i një “talk show” në Slloveni, ka deklaruar se nëse vërtetohet përfshirja e Ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishajt, në skandalin financiar në Slloveni, atëherë bëhet fjalë për një “top skandal në Ballkan”.
“Nëse paratë e GEN-it [kompanisë serbe, v.j] për Robert Golob i ka transferuar vërtetë Martin Berishaj, përndryshe diplomat nga Kosova, atëherë ky është një top skandal në Ballkan. Sepse MB është edhe ambasador i Kosovës në Kroaci”, shkroi Pozhar në Twitter.
Ky postim u shpërnda nga kryeministri slloven në Twitter.
Kryetari i Partisë së Lirisë, Golob gjatë një debati me Jansha, deklaroi se ky i fundit dhe ambasadori Berishaj njihen me njëri tjetrin.
Jansha e ka konfirmuar se e njeh Berishajn si kryetarin e Shoqatës Kulturore Shqiptare në Slloveni, por mohoi të ketë lidhje shoqërore me të.
Berishaj ka mohuar akuzat lidhur me dyshimet për implikim në skandal financiar./lajmi.net/
Pse këto dy shenja të horoskopit janë gjithmonë në qendër të...
Përfshihet nga zjarri një banesë në Fier
Barça deklason Bayern, Atletico bie nga Lille, Inter fiton m...
Mbretëri e Bashkuar, vdekjet nga kokaina u rritën 30%
Mbrojtja Civile e Gazës thotë se tre punëtorë të saj u plago...
“Prishet miqësia”, përplasje e fortë mes Vullnetit dhe Gresë...